Flamingot Vendosin
Të gjitha idetë
MjedisiAnonim65 · 24.06.2026

Restaurim i detyrueshëm i ekosistemeve të dëmtuara

Problemi

Shumë ekosisteme në Shqipëri po degradohen nga ndërtimet, urbanizimi, ndotja, shfrytëzimi i pakontrolluar i burimeve natyrore dhe mungesa e masave restauruese. Edhe kur habitatet dëmtohen, përgjegjësit rrallë detyrohen t'i rikthejnë ato në gjendjen e mëparshme. Kjo sjell humbje të biodiversitetit, rritje të rrezikut nga përmbytjet dhe thatësirat, si dhe dobësim të shërbimeve natyrore nga të cilat varen komunitetet lokale dhe ekonomia.

Voto këtë ide

17 / 1.000 votaEdhe 983 për mbështetje

Maks. 25 vota në ditë (ide + zgjidhje + komente) · një votë për artikull

Përgjigjet e komunitetit

Zgjidhjet e propozuara

2 zgjidhje
Zgjidhja e autorit

Të miratohet një ligj që detyron çdo subjekt publik ose privat që shkakton degradim të habitateve natyrore të financojë dhe realizojë restaurimin e tyre. Të krijohet një Program Kombëtar për Restaurimin e Natyrës me objektiva të matshëm për rikthimin e ligatinave, pyjeve, lumenjve dhe ekosistemeve të tjera të dëmtuara. Të vendoset parimi "ndotësi paguan" dhe të krijohet një fond i dedikuar për restaurimin ekologjik, i financuar nga taksa mjedisore dhe penalitete për dëmet ndaj natyrës.

Anonim65 · 24.06.2026

Të përmirësohen me gjëndjen optimale, te gjitha spitalet dhe qëndrat mjekësore.

Anonim82 · 25.06.2026

Autori ka dhënë tashmë një zgjidhje · 50 vota neto nuk e zëvendësojnë dot atë