Qendra Publike Rajonale për Diagnostikim dhe Ndërhyrje të Hershme
Problemi
Voto këtë ide
Maks. 25 vota në ditë (ide + zgjidhje + komente) · një votë për artikull
Përgjigjet e komunitetit
Zgjidhjet e propozuara
Të krijohet të paktën një qendër publike multidisiplinare në çdo qark për fëmijët me vështirësi zhvillimore apo me çrregullime neuro-zhvillimore. Qendrat duhet të ofrojnë në të njëjtin sistem: - vlerësim dhe diagnostikim - logopedi; - psikologji; - terapi okupacionale; - ndërhyrje zhvillimore; - këshillim për familjen; - koordinim me kopshtin dhe shkollën. Çdo fëmijë duhet të ketë një koordinator rasti, i cili ndjek procesin nga referimi deri te terapia dhe integrimi në shkollë. Portugalia – SNIPI. Ekipet lokale multidisiplinare mbështesin fëmijët 0–6 vjeç me vështirësi zhvillimore, hartojnë plan individual dhe koordinojnë familjen, kopshtin dhe shërbimet. Anglia- NHS Child Development Centres. Qendrat publike ofrojnë vlerësim dhe ndjekje nga pediatër, psikologë, logopedë, terapistë okupacionalë dhe specialistë të tjerë. Italia-NPIA/UONPIA. Shërbimet publike territoriale ofrojnë diagnostikim, terapi dhe rehabilitim për autizmin, ADHD-në dhe çrregullime të tjera neurozhvillimore, në bashkëpunim me familjen dhe shkollën. Franca-Centres d’action médico-sociale précoce, CAMSP, ofrojnë për fëmijët nga lindja deri në moshën gjashtëvjeçare zbulim të hershëm, diagnostikim, trajtim, rehabilitim, mbështetje për familjen dhe ndihmë për integrimin në çerdhe ose shkollë
Autori ka dhënë tashmë një zgjidhje · 50 vota neto nuk e zëvendësojnë dot atë
