Flamingot Vendosin
Të gjitha idetë
KushtetutaAnonim45 · 23.06.2026

Kufizimi i Mandateve të Kryeministrit (max 2)

Problemi

Në Shqipëri nuk ekziston asnjë kufizim ligjor për numrin e mandateve që një person mund të mbajë si Kryeministër. Kjo ka lejuar që të njëjtët individë të dominojnë jetën politike për dekada, duke përqendruar pushtetin, duke dobësuar institucionet dhe duke penguar rinovimin politik. Rezultati është një skenë politike e bllokuar, ku alternativa reale nuk vjen nga ide të reja por nga rivaliteti personal i dy-tre figurave që kanë monopolizuar politikën shqiptare prej vitesh.

Voto këtë ide

10 / 1.000 votaEdhe 990 për mbështetje

Maks. 25 vota në ditë (ide + zgjidhje + komente) · një votë për artikull

Përgjigjet e komunitetit

Zgjidhjet e propozuara

1 zgjidhje
Zgjidhja e autorit

Të miratohet një ndryshim kushtetues që kufizon në dy mandate totale kohën që një person mund të shërbejë si Kryeministër, pavarësisht nëse janë të njëpasnjëshme apo jo. Ky kufizim zbatohet me efekt prapaveprues, duke llogaritur mandatet e mbajtura deri tani. Kjo sjell automatikisht largimin e figurave që kanë shteruar mandatet e tyre dhe hap rrugën për brezin e ri të lidershipit politik. Ku është aplikuar tashmë Shtetet e Bashkuara e kanë këtë kufizim që nga 1951 me Amendamentin e 22-të, që ndalon çdo person të zgjidhet President më shumë se dy herë. Franca, Meksika dhe shumica e demokracive presidenciale e kanë të njëjtin parim. Edhe disa demokraci parlamentare evropiane si Hungaria kanë filluar të adoptojnë kufizime të ngjashme për rolin e kryeministrit.

Anonim45 · 23.06.2026

Autori ka dhënë tashmë një zgjidhje · 50 vota neto nuk e zëvendësojnë dot atë